Advertisement

Një fluks i pazakontë automjetesh është regjistruar këtë të shtunë në aksin Rrëshen-Milot, ku qarkullimi i dendur ka krijuar radhë të gjata dhe lëvizje të ngadalta në disa segmente të rrugës.

Deri më tani nuk ka një shpjegim zyrtar për rritjen e numrit të mjeteve, ndërsa mbetet e paqartë nëse pjesa më e madhe e udhëtarëve janë nisur drejt zonave bregdetare për fundjavë apo po i drejtohen Tiranës në funksion të protestës së paralajmëruar.

Reklame

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të kolonave të gjata të automjeteve, ndërsa drejtuesit e mjeteve raportojnë vonesa dhe qarkullim të ngadaltë në disa pika të aksit.

Aksi Rrëshen-Milot konsiderohet një nga nyjet kryesore të lëvizjes nga veriu drejt Tiranës dhe bregdetit, çka e bën të vështirë përcaktimin e saktë të arsyeve të këtij fluksi të lartë pa të dhëna zyrtare.

Ndërkohë, qytetarët presin të shohin nëse trafiku i shtuar lidhet kryesisht me sezonin veror dhe fundjavën, apo me mobilizimin për protestën që po zhvillohet në kryeqytet.

Reklame