Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Plazhit të Vjetër, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë me shpejtësi për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në banesat përreth.

Reklame

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet përkatëse kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e incidentit.

Reklame