Një 38-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policia e Fierit pasi u kap me doza kokaine të gatshme për shitje, ndërsa po drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit.
Operacioni i koduar “Penalitetet” u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, pas monitorimeve të kryera në territorin e qarkut për evidentimin e personave që kryejnë lëvizje dhe manovra të dyshimta me automjete.
Sipas policisë, në aksin rrugor Fiershegan–Krutje u ndalua për kontroll automjeti që drejtohej nga shtetasi E. K., banues në Lushnjë.
Testi i alkoolit rezultoi pozitiv, ndërsa gjatë verifikimeve u konstatua se automjeti nuk ishte i pajisur me siguracion. Për këto shkelje rrugore, 38-vjeçari u ndëshkua me masa administrative në vlerën totale 55 mijë lekë.
Kontrollet e mëtejshme në automjet dhe në banesën e tij çuan në zbulimin e 33 dozave të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të përgatitura për shitje, si dhe të një peshoreje elektronike që dyshohet se përdorej për ndarjen e dozave.
Policia sekuestroi:
- 33 doza të dyshuara kokaine;
- 1 peshore elektronike;
- 4 telefona celularë;
- automjetin e përdorur nga i arrestuari.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 38-vjeçari u vu në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet i kaluan Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore.













