Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik te Ura e Dajlanit në Durrës, do të përcillet sot në mesditë për në banesën e fundit në fshatin Dyshnik, Berat.

E reja jetonte prej disa vitesh në Gjermani me prindërit e saj, Vullnet dhe Valbona Greku, dhe me vëllain e vogël, por kishte ardhur në Shqipëri për të takuar gjyshërit.

Reklame

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 janar, kur automjeti BMW X5, i drejtuar nga Arbër Xhaxhaj, u përplas me barrierat anësore të urës dhe ra nga ura, duke i marrë jetën 18-vjeçares.

Gjykata e Durrësit caktoi për drejtuesin e mjetit masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi dyshohet se ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, duke shkaktuar tragjedinë që ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin lokal.

Reklame