Advertisement

Gjykata e Posaçme ka vendosur datën 7 prill për t’u shprehur mbi kërkesën e paraqitur nga çifti Argita dhe Jamarbër Malltezi, vajza dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, për lirimin e 25 pasurive të sekuestruara më herët nga SPAK për llogari të dosjes “Partizani”.

Prokurorja e Posacme, Enkeleda Millonai, gjatë seancës së sotme u shpreh se Jamarbër Malltezi zotëron edhe prona të tjera që nuk janë sekuestruar dhe nuk ka sjellë asnjë provë që të tregojë pamundësi paguese.

Reklame

Ndërkohë, Jamarbër Malltezi deklaroi në sallë se gjyqi ndaj tij dhe pasurive të tij është një “luftë klasash”.

Avokati i tij, Klodian Skënderaj, tha se tejzgjatja e sekuestrimit të pasurive i shkakton ndikim të rëndësishëm situatës financiare dhe familjare të klientit të tij, duke shtuar se një ekstrakt i depozituar tregon se llogaritë e tij janë zero.

Megjithatë, prokurorja Millonai theksoi se zbrasja e llogarive nuk do të thotë që Malltezi ka pamundësi financiare.

Reklame