Deborah Beqaj, vajza e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.
Mesohet se kërkesa e saj është miratuar përmes një dekreti të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke i dhënë fuqi ligjore vendimit për largimin nga shtetësia shqiptare.
Reklame
Procedura administrative për heqjen dorë nga shtetësia mësohet se tashmë është përfunduar.
Ky zhvillim vjen në një periudhë kur babai i saj, ish-ministri Ilir Beqaj, ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pas hetimeve të nisura nga organet e drejtësisë.
Beqaj u lirua javën e kaluar nga paraburgimi, pasi gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Lexo edhe:
Ilir Beqaj lirohet nga burgu, ish-ministri kalon në “arrest në shtëpi”
Reklame














