Policia e Durrësit njoftoi një rast shqetësues të keqtrajtimit të fëmijëve, për të cilin akuzohet shtetasja B. B., 33 vjeçe.

Sipas denoncimit të bërë nga shtetasja D.V., ish-nusja e djalit të saj kishte lënë tre fëmijë të mitur të vetëm në banesë në pallatin ku banonin, duke rrezikuar sigurinë dhe shëndetin e tyre.

Reklame

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, ndërhyri dhe dërgoi të miturit për kontrolle dhe ekzaminime mjekësore. Aktualisht, fëmijët ndodhen nën kujdesin e Qendrës së Mbrojtjes së Fëmijëve në Durrës, ku do të marrin mbështetje të plotë dhe përkujdesje të specializuar.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, e cila do të marrë masat e nevojshme ligjore për vijimin e hetimeve dhe procedurave ndaj shtetases B. B.

Reklame