Advertisement

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me statusin e tij dhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se ai nuk ka qenë kurrë “non-grata”, por vetëm i përfshirë në një ndalim hyrjeje.

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se ka pasur komunikime zyrtare dhe se situata e tij është keqinterpretuar politikisht nga kundërshtarët.

Reklame

“Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Ka pasur vetëm një ndalim hyrje. Unë u ktheva!” – deklaroi ai.

I pyetur për natyrën e komunikimeve dhe nëse vendimi lidhet edhe me familjarët e tij, Berisha përsëriti qëndrimin e tij se sanksionimi nuk ka qenë “non-grata”, por një kufizim hyrjeje në SHBA.

“Ka pasur një sanksion, një ndalim hyrje për ato arsye që thoni ju. Por unë them: u ktheva!” – shtoi ai.

Berisha theksoi gjithashtu se, sipas tij, statusi i tij është keqinterpretuar në debatin politik dhe publik, ndërsa mbajti qëndrimin se nuk ka qenë i ndaluar si “non-grata” në kuptimin e plotë të termit.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në skenën politike, duke rihapur debatin mbi marrëdhëniet e tij me SHBA dhe interpretimin e vendimeve të mëparshme të autoriteteve amerikane.

Reklame