Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas protestës së zhvilluar në Tiranë, e cilësoi aktin e kryeministrit Edi Rama si “të shëmtuar”, por tha se kjo vetëm sa rrit vendosmërinë e protestuesve për të rrëzuar regjimin e tij.
“Ne jemi në një betejë dhe nuk kemi të ndaluar. Sot fituam një betejë, por ajo që vjen do të jetë edhe më madhështore dhe më e fuqishme,” deklaroi Berisha, duke falënderuar qytetarët që morën pjesë dhe u bënë “zëri i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar”.
Ai theksoi se Partia Demokratike ka marrë përsipër misionin për përmbysjen e qeverisë aktuale dhe se imperativ është largimi i menjëhershëm i Ramës dhe “bandës së tij nga pushteti”.
Berisha u shpreh se nuk do të ketë paqe me kryeministrin: “Me Edi Ramën ka vetëm betejë gjer në largimin e tij dhe fitoren e plotë të qytetarëve. Demokratët nuk mposhten kurrë.”














