Gjatë konferencës me gazetarët sot, kryetari i Partisë Demokratike,  Sali Berisha, akuzoi qeverinë dhe policinë për mbulim dhe përfshirje në ngjarje kriminale, duke u ndalur tek atentati i ndodhur një ditë më parë në Rinas, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani.

🔹 Berisha e cilësoi ngjarjen si një “ekzekutim publik të patronuar nga shteti”, duke theksuar se atentati ndodhi në një zonë të mbikëqyrur nga disa njësi policore e speciale, ndërsa autorët u larguan pa asnjë ndërhyrje.
🔹 Ai akuzoi lidhje të viktimave me ministra të qeverisë Rama, duke e cilësuar përplasjen mes bandave si luftë mes grupeve të afërta me pushtetin.
🔹 Kryetari i PD foli edhe për tensionet brenda Partisë Socialiste, duke përmendur Belinda Ballukun, e cila sipas tij, ka kërcënuar kryeministrin Rama.

Reklame

🔹 Në kuadër të aksionit opozitar, Berisha njoftoi nisjen të hënën të “Parlamentit të Qytetarëve” para Kryeministrisë, një platformë politike dhe formë proteste kundër, siç e quajti ai, “narkodiktaturës së Ramës”.
🔹 Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të ministres së Brendshme Albana Koçiu dhe të ministirit të Mbrojtjes Pirro Vengu, për dështime në garantimin e sigurisë publike dhe lidhje të dyshimta të policisë me krimin.

Berisha theksoi se kjo është vetëm faza e parë e një serie veprimesh dhe protestash që do të vijojnë në gjithë vendin.

Reklame