Biznesmeni  Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri, mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve te para dyshohet se biznesmeni është qëlluar me armë brenda një makine tip “Range Rover”, në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, në dalje të qytetit.

Reklame

Sipas dyshimeve paraprake biznesmeni është qëlluar me armë zjarri pistoletë, me dy plumba në kokë dhe është gjetur i vdekur brenda mjetit të parkuar. Autorët u larguan drejt Librazhdit me një makine tip “Audi”

Paraprakisht dyshohet se në atentat kanë qënë dy autorë, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje.

Sipas burimeve, biznesmeni njihej në qytet si pronar i 2 bizneseve, i karburantit Xhaxhi Oil, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja dhe i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi dhe dyshohet se është një person me precedentë të mëparshëm penal.

Më herët biznesmeni 43-vjeçar, dyshohet të ketë qenë pjesëtar i një grupi kriminal që operonte jashtë Shqipërisë, kryesisht në rrjetin e lëndëve narkotike dhe këto janë pistat kryesore ku po heton policia.

Ndërkohë sipas informacioneve, disa persona janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje lidhur me rastin.

Rrethanat dhe motivi i ngjarjes vijojnë të jenë mister, sakaq e gjithë zona është e survejuar nga kamerat dhe pritet sekuestrimi i këtyre të fundit për zbardhjen e dinamikës së krimit.

 

Reklame