Gazetari dhe analisti Egon Loli, në një intervistë për Tempullnews në YouTube, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosova, duke u ndalur te ngërçi institucional dhe mundësia e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas tij, shkuarja disa herë në zgjedhje brenda një periudhe të shkurtër është një barrë e madhe për elektoratin, duke e cilësuar këtë proces si të lodhshëm për qytetarët. Megjithatë, Loli thekson se votuesit në Kosovë kanë dëshmuar një nivel të lartë ndërgjegjësimi politik.

Reklame

Ai vlerëson se elektorati kosovar është i emancipuar dhe i aftë të japë mesazhe të qarta për klasën politike, sidomos në momentet kur ndjen se përdoret për interesa të ngushta partiake.

“Qytetarët dinë të thonë mjaft në kohën e duhur dhe të reagojnë përmes votës, duke ndëshkuar apo orientuar aktorët politikë sipas performancës së tyre”, nënvizon analisti.

Në këtë kontekst, zgjedhjet e mundshme të parakohshme nuk shihen vetëm si krizë, por edhe si një test për pjekurinë demokratike të shoqërisë në Kosovë.

Reklame