Teksa pritet të nisë protesta e Opozitës para Parlamentit dhe teksa pritet votimi mbi imunitetin e Belinda Ballukut, vjen reagimi i Ambasadës Britanike në Tiranë.

Sipas ambasadës, imuniteti parlamentar nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit.

Reklame

“Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.

Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.

Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit”.

Reklame