Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një paralajmërim për qytetarët, lidhur me protestën e sotme të PD-së që do të zhvillohet pranë Kryeministrisë.
Në njoftimin e saj zyrtar, ambasada këshillon shtetasit amerikanë të shmangin demonstratën, dhe të kenë kujdes për sigurinë personale duke kufizuar shpërqendrimet, si përdorimi i telefonave celularë ose kufjeve në publik.
Ambasada thekson se protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, por situatat mund të ndryshojnë shpejt.
Këshillat kryesore të ambasadës janë:
Shmangni ngjarjen nëse jeni qytetar amerikan
Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth
Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet
Monitoroni mediat lokale
Mbani gjithmonë një plan emergjence ose strategji daljeje
Mbani një profil të ulët
Protesta është caktuar të nisë sot në ora 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza, pranë Kryeministrisë.
Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit.














