Advertisement

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan, ku katër automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Reklame

Ngjarja ka sjellë ngadalësim të qarkullimit dhe radhë të gjata automjetesh në këtë aks, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për menaxhimin e trafikut dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Reklame