Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar gjatë natës në aksin rrugor Radishan–Prishtinë–Mirkovcë.
Sipas raportimeve, të paktën 4 persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fortë mes një automjeti tip BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.
Reklame
Përplasja ka qenë e dhunshme, duke bërë që automjeti të përfshihet menjëherë nga flakët. Si pasojë, katër personat që ndodheshin brenda mjetit nuk kanë mundur të shpëtojnë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, zjarrfikëse dhe ekipe emergjente, të cilat kanë bërë të mundur ndërhyrjen dhe sigurimin e zonës.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet hetimi i autoriteteve për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Reklame















