Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës, rreth orës 06:00, në hyrje të rrugës “Onhezmi”.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me kazanët e mbeturinave që ndodheshin në anë të rrugës dhe më pas me dy pemë.

Reklame

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në automjet dhe në elementët anësorë të rrugës janë të konsiderueshme.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, punonjësit e shërbimeve kanë ndërhyrë për të prerë dhe larguar dy pemët e dëmtuara nga përplasja, me qëllim shmangien e rrezikut për kalimtarët dhe automjetet që qarkullojnë në këtë aks.

Hetimet për aksidentin vijojnë.

Lexo edhe:

Shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Milot-Rrëshen, plagosen dy persona

Aksidenti në Delvinë–Sarandë/ Humb jetën 65-vjeçari që u përplas nga autobusi (EMRI)

Reklame