Advertisement

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë nënkalimit të Fushë-Krujës, ku një person ka mbetur i plagosur.

Për nxjerrjen e të plagosurit nga automjeti, i cili kishte mbetur i bllokuar pas përplasjes, është dashur ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit me mjete prerëse.

Reklame

I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy automjete, plagoset një drejtues

Aksident i rëndë në një galeri kromi në Bulqizë, shembet masivi shkëmbor: Tre minatorë të bllokuar

Reklame