Aksident i rëndë në Fier/ “Audi” përplaset me kamionçinë, tre në spital
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në rrugën dytësore që të çon drejt fshatit Baltëz, në Fier.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin Rrapi Mile, është përplasur me një automjet tip “Nissan” kamionçinë, që drejtohej nga shtetasi Alban Hebeja.
Si pasojë e përplasjes së fortë janë lënduar drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Reklame














