Advertisement

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja është regjistruar në strada Sanità, në segmentin e rrugës provinciale që lidh Savigliano me Vottignasco, në provincën Cuneo.

Reklame

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një rrugë të ngushtë, e njohur prej vitesh si problematike dhe ku janë shënuar edhe më parë aksidente të rënda.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja është regjistruar në strada Sanità, në segmentin e rrugës provinciale që lidh Savigliano me Vottignasco, në provincën Cuneo. Sipas mediave italiane, kjo rrugë është e ngushtë dhe prej vitesh konsiderohet problematike, me disa aksidente të rënda të shënuara më parë.

Nga të dhënat paraprake, Jeep-i ku udhëtonin tre të rinj shqiptarë është përplasur ballë për ballë me një mjet të rëndë Iveco. Përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa dinamika e saktë e aksidentit mbetet ende nën hetim.

Në mjetin e rëndë udhëtonin dy persona, një burrë 58-vjeç dhe një grua 55-vjeçe. Burri është transportuar në spital në kod të verdhë, ndërsa gruaja ka pësuar politrauma të rënda dhe është dërguar me helikopter në spitalin Santa Croce në Cuneo, në kod të kuq.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë dy autoambulanca, shërbimi i elisoccorso 118 dhe zjarrfikësit, të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë për nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve nga mjetet e shkatërruara.

Karabinierët po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe po verifikojnë nëse përplasja është shkaktuar nga një manovër e rrezikshme parakalimi. Për disa orë, rruga është mbajtur e bllokuar, ndërsa qarkullimi është devijuar.

Reklame