Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku nënë e bir kanë humbur jetën pasditen e djeshme (19 Dhjetor).
Raportohet se 42 vjeçari Aleksander Marku është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij në lagjen rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme.
Reklame
Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, e ëma, 72 vjeçarja me iniciale P. M., pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten.
Ajo u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.
Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.
Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur thirrjeve të protestuesve për dorëheqjen e qeverisë, duke deklaruar se nuk do të largohet nga detyra vetëm për...
Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi këtë të dielë një takim me strukturat socialiste në Elbasan, në kuadër të turit...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se opozita ka detyrimin politik dhe moral të paraqesë një alternativë konkrete për Reformën Territoriale,...