Një aksident automobilistik i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Kavajë, duke i marrë jetën një gruaje. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem.

Sipas autoriteteve policore, shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin për shkak të lagështirës në rrugë dhe ka përplasur këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe.

Reklame

Si pasojë e përplasjes, 56-vjeçarja humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:

Aksident në Vlorë, automjeti i Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në vijat e bardha

Aksident zinxhir në rrugën Rrëshen–Milot, kamionit i çahet goma dhe përplasen disa automjete

Reklame