Elisa Spiropali është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Vendimi është marrë këtë të martë, më 24 nëntor, gjatë mbledhjes së grupit, ku kërkesa për përjashtimin e saj është hedhur në votim.

Sipas raportimeve nga mbledhja, deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kanë abstenuar. Elisa Spiropali nuk ka qenë e pranishme gjatë votimit.

Reklame

Vendimi vjen pas zhvillimeve të fundit brenda Partisë Socialiste, ku Spiropali u largua nga forumet drejtuese të partisë me propozim të kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama.

Nga forumet drejtuese te Grupi Parlamentar

Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së më 14 nëntor, kërkesa për përjashtimin e Spiropalit nga partia nuk u hodh në votim. Më pas, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, sqaroi se ajo nuk do të ishte më pjesë e forumeve drejtuese, por do të mbetej anëtare e partisë.

Ndërsa sot, vendimmarrja u përqendrua te Grupi Parlamentar i PS-së, duke sjellë një tjetër zhvillim në përplasjen politike brenda mazhorancës.

Spiropali nuk ishte e pranishme në mbledhje, ndërsa abstenimi i Braçes dhe Çuçit u bë pjesë e zhvillimeve që shoqëruan votimin.

Lexo edhe

Dosja 40-faqëshe në SPAK, zbulohen emrat e familjarëve dhe kompanive në verifikim të Spiropalit

“Ma prenë kokën, më dalin 7 të tjera”, Spiropali shpërthen pas zhvillimeve në PS: “Nuk gjunjëzohem”

Reklame