Një operacion i madh i ushtrisë meksikane ka çuar në arrestimin e Fausto Isidro Meza Flores, i njohur si “El Chapo Isidro”, një prej dhjetë personave më të kërkuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) në Shtetet e Bashkuara.
Arrestimi i tij raportohet të ketë ndodhur në qytetin Guasave, në shtetin e Sinaloas, gjatë një operacioni të forcave federale meksikane.
Pas arrestimit, persona të armatosur kanë sulmuar forcat federale, duke shkaktuar përplasje me armë zjarri, bllokime rrugësh dhe djegie automjetesh. Në zonë janë raportuar gjithashtu fluturime të helikopterëve ushtarakë.
“El Chapo Isidro” konsiderohet një prej drejtuesve të rëndësishëm të një fraksioni të Kartelit të Sinaloas. Ai ishte përfshirë në listën e 10 personave më të kërkuar të FBI-së dhe autoritetet amerikane kishin ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacion që do të çonte në kapjen e tij.
Sipas raportimeve të mediave meksikane, Meza Flores ishte akuzuar më parë në SHBA për trafik droge, në vitin 2012 dhe në vitin 2019, ndërsa organizata e tij ishte përfshirë në një konflikt të përgjakshëm territorial me Kartelin e Sinaloas, të drejtuar në atë kohë nga Joaquín “El Chapo” Guzmán, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg amerikan.
Lexo edhe
Rama mbledh PS-në në Tiranë pas largimit të Veliajt! Kush do të marrë bashkinë?
Rama mbledh PS-në në Tiranë pas largimit të Veliajt! Kush do të marrë bashkinë?














