Një 30-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se ka kryer katër vjedhje me thyerje në biznese të ndryshme të qytetit, brenda një periudhe prej vetëm nëntë ditësh.
I arrestuari është Ysen Driza, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia. Operacioni për kapjen e tij u kodua “Precedenti”.
Sipas hetimeve, 30-vjeçari dyshohet se gjatë periudhës 19–28 tetor 2026 ka hyrë me thyerje në katër biznese, prej nga ka marrë shuma parash, dy telefona celularë dhe një pajisje server të sistemit të kamerave të sigurisë.
Policia bën me dije se i arrestuari ka precedent kriminal në fushën e vjedhjes.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur nëse ai mund të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
Vjedhje spektakolare në Itali, grabiten 30 mijë shishe verë me vlerë 5 milionë euro
Pas 6 vjedhjesh në biznese e automjete, kapen“skifterët” që shqetësonin Pogradecin (EMRAT)













