Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri, duke shkaktuar alarm dhe masa sigurie.
Sipas raportimeve, emaili u është dërguar Kryeministrisë, ministrive, institucioneve të drejtësisë dhe Bankës së Shqipërisë.
Në mesazhin kërcënues pretendohet se brenda një ndërtese është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO).
Gjithashtu, dërguesit kërcënojnë me një seri sulmesh të planifikuara terroriste në territorin e vendit.
“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në email.
Pas marrjes së mesazhit, është evakuuar Gjykata e Fierit dhe Prokuroria e këtij qyteti. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë.
lexo edhe
Përgjimet/ Berisha sulmon SPAK-un: “U bë mburojë e Ballës, i cili porositi vrasjen e Ravik Gurrës”















