Edi Rama u ka shpërndarë deputetëve të PS-së një mesazh me udhëzime për mënyrën e komunikimit me publikun.

Sipas udhëzimeve, deputetëve u rekomandohet të realizojnë video nga zyra, banesa apo terreni, duke përcjellë mesazhe që fokusohen te siguria e fëmijëve, mbrojtja e bizneseve dhe shmangia e dhunës.

Reklame

Deputetëve u kërkohet të përdorin një gjuhë të qetë dhe gjithëpërfshirëse, duke shmangur etiketimet ndaj protestuesve, si “huliganë” apo “të paguar”.

Mesazhi

Video personale: 30–60 sekonda, format vertikal.

1. Nga shtëpia ose zyra
Kamera fikse, ton i qetë, pa simbole partiake. Mesazh i drejtpërdrejtë për qytetarët.

2.Në terren
Pranë një shkolle, tregu ose biznesi lokal. Fokus te siguria e fëmijëve dhe mbrojtja e bizneseve.

3.Bashkë me këshilltarët
Video me 2–3 këshilltarë bashkiakë, ku secili përcjell një mesazh të shkurtër.

SKRIPT I SUGJERUAR

“Përshëndetje, Filan/Filane Fisketu!

E kuptoj se ka shqetësime dhe pakënaqësi dhe çdo zë meriton të dëgjohet.

Por asnjë zgjidhje nuk vjen nga dhuna.

Ju bëj thirrje të kujdeseni për fëmijët, të mbroni bizneset dhe punën e njëri-tjetrit dhe të qëndroni larg provokimeve.

Jam këtu për t’ju dëgjuar. Le t’i zgjidhim shqetësimet përmes dialogut, jo dhunës.

Ta ruajmë qetësinë dhe sigurinë e qytetit tonë.”

 RREGULLA KOMUNIKIMI

Përdorni gjuhë të qetë dhe gjithëpërfshirëse.

Shmangni etiketime si “huliganë”, “të paguar” apo referenca ndaj partive.

Flisni në vetën e parë: “

Lexo edhe

“Edi Rama nuk është shteti”, Zhllima kritikon sjelljen e policisë gjatë protestave

“Qeveria të marrë përgjegjësitë që i takojnë”/ Arqipeshkëvi Peragine reagon për protestat

Reklame