Advertisement

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke krijuar rrezik për banesat për shkak të afërsisë së vatrës së zjarrit me zonën e banuar.

Reklame

Për përballimin e situatës, në terren kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse nga Vlora, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrës, me qëllim parandalimin e përhapjes drejt banesave.

Ndërhyrja e zjarrfikësve vijon, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Situata mbetet nën monitorim.

Lexo edhe

ZJARRET NË FIER/ 2 në pranga, një tjetër nën hetim! U dogjën ullishte e toka bujqësore

Zjarret në Kombinat dhe Prush/ Arrestohen 2 persona, njëri ishte me “arrest shtëpie” dhe tentoi të largohej

Reklame