Advertisement

Një rast i zjarrvënies së qëllimshme në një supermarket në Cërrik është zbardhur brenda pak orësh nga Policia. Për ngjarjen është identifikuar dhe arrestuar një 45-vjeçar, i dyshuar si autori i zjarrvënies.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm, në një supermarket në lagjen nr. 3, Cërrik. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë shkuar në vendngjarje.

Reklame

Sipas Policisë, nga veprimet operative dhe procedurale të kryera në vijim është bërë e mundur identifikimi, lokalizimi dhe kapja e shtetasit A. M., 45 vjeç, banues në Cërrik.

Si pasojë e flakëve janë dëmtuar dhe djegur produkte të marketit, ndërsa janë rrezikuar edhe punonjësit që ndodheshin brenda subjektit në momentin e ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Lexo edhe

Përplasje para Kuvendit. Protestuesit përballen me policinë, hidhet ujë ndaj turmës

Gazetari u kërcënua pasi denoncoi aferat Ballukut, policia merr në pyetje vëllain e Igli Tares!

Reklame