Advertisement

Në prag të reshjeve të vjeshtës, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë për pastrimin e lumit Lana, me qëllim shmangien e grumbullimit të mbetjeve dhe problemeve që mund të shkaktohen nga prurjet e shtuara.

Gjatë ndërhyrjes janë evidentuar sërish mbetje të hedhura në lumë nga persona dhe subjekte të papërgjegjshme, pavarësisht pastrimeve periodike që kryhen nga ekipet e Bashkisë.

Reklame

“Lana nuk është kosh mbeturinash”, është apeli drejtuar qytetarëve dhe bizneseve, të cilëve u kërkohet të mos hedhin mbetje në shtratin e lumit dhe në hapësirat përreth
tij. Bashkia paralajmëron se ndaj personave apo subjekteve që ndotin Lanën do të merren masa administrative dhe do të vendosen gjoba.
“Mbajeni pastër! Kundërvajtësit do të gjobiten”, thuhet në mesazhin e Bashkisë.

Lexo edhe

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi shkon për miratim në Këshillin Bashkiak

“Rama është i plagosur rëndë”, Berisha mbledh aleatët për hartën territoriale: Ne propozojmë 100 bashki

Reklame