Policia e Shtetit ka ashpërsuar masat ndaj parkimeve të gabuara, duke paralajmëruar drejtuesit e mjeteve se çdo shkelje do të ndëshkohet pa tolerancë.
Përmes një njoftimi, autoritetet bëjnë të qartë se automjetet e parkuara në kundërshtim me rregullat do të tërhiqen menjëherë me karroatrec, pa asnjë diskutim dhe pa justifikime të tipit “vetëm 5 minuta”.
Ky aksion vjen në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore dhe lirimit të hapësirave publike, të cilat shpesh bllokohen nga parkimet e parregullta, duke krijuar trafik dhe rrezik për qytetarët.
Policia apelon për respektim rigoroz të sinjalistikës dhe rregullave të qarkullimit, duke theksuar se bashkëpunimi i drejtuesve të mjeteve është kyç për një qarkullim më të sigurt dhe më të rregullt në qytet.













