Advertisement

Ministri i Mbrojtjes ka reaguar për situatën e zjarreve në territorin e bashkive Delvinë dhe Finiq, duke vlerësuar angazhimin e Forcave të Armatosura, pilotëve të Forcave Ajrore dhe strukturave të Mbrojtjes Civile.

Nufi bëri të ditur se në operacionin për izolimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar njëkohësisht tre helikopterë, së bashku me efektivë të shumtë në terren.

Reklame

Sipas ministrit, falë koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Forcave të Armatosura dhe strukturave vendore e qendrore, situata është vënë nën kontroll.

“Çdo ndërhyrje, çdo fluturim, çdo minutë ka një mision: të mbrojmë jetën, banesat dhe natyrën”, shprehet Nufi.

Ministri ka shprehur mirënjohje për të gjithë efektivët, pilotët, zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Forcave të Armatosura të angazhuar në operacion, duke vlerësuar profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e tyre në përballimin e situatës.

Lexo edhe:

160 zjarre në vetëm dy javë, AKMC mbledh Komisionin Teknik: Çako apel qytetarëve, “Jemi në gatishmëri 24/7”

Pse rriten zjarret gjatë verës? Shkaqet kryesore dhe si mund të parandalohen

Reklame