Ka dorëzuar dokumentet dhe ka shprehur interesin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të konkurruar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm edhe Ylli Pjetërnikaj.

Pjetërnikaj ka dorëzuar dokumentet pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke u bërë një tjetër emër në garën për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Reklame

Deri më tani, kërkesat për kandidim i kanë dorëzuar Adnan Xholi dhe Rovena Zoto, ndërsa afati për paraqitjen e kandidaturave përfundon më 1 gusht.

Ylli Pjetërnikaj është prokuror dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës, me gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës.

Lexoni edhe:

Kush do të zëvendësojë Olsian Çelën? Adnan Xholi hyn në garën për Prokuror të Përgjithshëm

Pas Adnan Xholit, Rovena Zoto kandidon për Prokurore të Përgjithshme

Reklame