Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Organizatori”, duke vënë në pranga një 34-vjeçar egjiptian, i dyshuar për organizimin dhe transportimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ra shtetasi A. H., 34 vjeç, banues në Krujë, i cili u arrestua në flagrancë në autostradë, pranë Rinasit, teksa transportonte drejt Shkodrës një shtetas egjiptian.

Reklame

Nga hetimet paraprake rezulton se 34-vjeçari dyshohet se organizonte transportimin e emigrantëve, kryesisht shtetas egjiptianë, të cilët synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Për të shmangur kontrollet e Policisë, ai dyshohet se i transportonte emigrantët një nga një.

Gjatë operacionit u sekuestrua telefoni celular i të arrestuarit, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tij kriminal dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Tentoi të vriste 21-vjeçarin në Shkodër, momenti i arrestimit të autori në Tiranë (EMRI-VIDEO)

Reklame