Advertisement

VARSHAVË – Kombëtarja shqiptare ka pësuar golin e barazimit në minutën e 62-të, teksa Robert Lewandowski nuk fal dhe rikthen Poloninë në lojë.

⚡ 62’ – Lewandowski “ndëshkon” kuqezinjtë

Sulmuesi polak shfrytëzon një moment pasigurie në mbrojtje dhe dërgon topin në rrjetë, duke barazuar shifrat në Poloni 1-1 Shqipëri.

Reklame

😱 53’ – Rast i artë i shpërdoruar

Vetëm pak minuta më parë, Shqipëria ishte shumë pranë golit të dytë. Një kundërsulm perfekt nga Elseid Hysaj nxori të lirë Nedim Bajramin, por mesfushori gabon gjithçka në finalizim, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

🔥 47’ – Nisje e fortë, por pa konkretizim

Kuqezinjtë e nisën mirë pjesën e dytë, me një aksion të bukur nga Arbër Hoxha, por në zonë mungoi finalizimi dhe rasti u shpërdorua.

Reklame