Një zyrtar i lartë amerikan ka bërë të ditur se detajet e memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të bëhen publike brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme.
Deklarata është dhënë gjatë një telefonate informuese me gazetarët, ku përfaqësues të administratës amerikane kanë konfirmuar se dokumenti është firmosur në mënyrë elektronike nga Donald Trump, JD Vance dhe nga Mohammad Bagher Ghalibaf.
Sipas zyrtarëve amerikanë, memorandumi përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin diplomatik mes dy vendeve, ndërsa detajet e plota të marrëveshjes pritet të publikohen së shpejti.
Mësohet se një ceremoni zyrtare nënshkrimi do të zhvillohet gjatë kësaj jave në Geneva. Pas kësaj ceremonie, pritet të nisë një periudhë 60-ditore negociatash, gjatë së cilës palët do të synojnë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare paqeje.
Zhvillimi vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Teheranit, të cilat prej vitesh kanë qenë të karakterizuara nga tensione politike dhe diplomatike.














