Serbia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me 25 tetorin si një nga datat e pritshme për zhvillimin e votimit. Data përfundimtare ende nuk është formalizuar, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiç ka deklaruar më herët se zgjedhjet mund të zhvillohen më 18 ose 25 tetor.

Sipas raportimeve të mediave serbe, Kuvendi pritet të shpërndahet në ditët në vijim, çka do t’i hapë rrugë zyrtarisht procesit të zgjedhjeve të parakohshme.

Reklame

Nëse zgjedhjet caktohen për 25 tetor, shpallja e tyre duhet të bëhet jo më vonë se 10 shtatori, pasi ligji parashikon që nga shpallja deri në ditën e votimit duhet të kalojnë të paktën 45 ditë.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë në një periudhë të tensionuar politike në Serbi, pas protestave të gjata të udhëhequra nga studentët dhe presionit ndaj qeverisë. Lëvizja studentore pritet të marrë pjesë në garën zgjedhore dhe shihet si një nga sfiduesit kryesorë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në kushte normale do të duhej të zhvilloheshin deri në fund të vitit 2027, por pushteti serb ka orientuar procesin drejt një votimi të parakohshëm

Lexo edhe:

Konjufca i përgjigjet Zelensky-t: Kosova ishte me Ukrainën që në ditën e parë, Serbia jo!

Rama: “Serbia e humbi Kosovën”, reagimet nga Prishtina më konfirmojnë se qëndrimi im ka qenë i saktë

Reklame