Advertisement
Pas ndërhyrjes teknike, riparimi i tubacionit të shpërndarjes fi 600 në Vlorë ka përfunduar. Tubacioni ishte prerë më herët për shkak të afërsisë me tubin fi 1000, që bënte të pamundur riparimin në mënyrë të sigurt.
Sipas Drejtorit të UK Vlorë, aktualisht po punohet me kapacitet të plotë të pompave, ndërsa po kryhet procesi i mbushjes së depove me ujë. Parashikohet që rreth orës 14:00 i gjithë qyteti të furnizohet me ujë, ndërkohë që një pjesë e qytetit ka qenë në furnizim që nga ora 05:00 e mëngjesit.
Reklame
Në zonat ku uji ende nuk ka mbërritur, furnizimi po vazhdon me bote. Drejtoria e UK Vlorë bën apel për mirëkuptim dhe premton të mbajë qytetarët të informuar për situatën në terren.
Reklame














