Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale, duke konfirmuar se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama iu përgjigj edhe zërave që, sipas tij, kishin vënë në dyshim organizimin e samitit në Shqipëri.
“Si thanë? Nuk do të bëhet samiti në Shqipëri. Kështu thanë, hë? Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë donin të tjerët me Shqipërinë. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Dhe samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë”, shkruan Rama.
Deklarata e kryeministrit vjen pasi Aleanca ka vendosur që samiti i radhës i NATO-s të organizohet në kryeqytetin shqiptar, një ngjarje që pritet të sjellë në Tiranë liderët e vendeve anëtare të aleancës.
Rama me atlete të bardha në samitin e NATO-s, momenti me Trump dhe Mark Rutte bëhet viral
Trump dikton kushtet për NATO, çfarë do të diskutohet në Samitin e Ankarasë?
Gjashtë çështje për t’u ndjekur në samitin e NATO-s në Turqi














