Kryeministri Edi Rama, gjatë podcast-it “Flasim” ka komentuar edhe kandidatin e Opozitës për Bashkimë e Tiranës, Florian Binaj.
Sipas Ramës, Opozita është aq e dëshpëruar sa ka nxjerrë kandidat një aktor humori.
“Dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë (Tirana dhe Vlora), që do të drejtohen nga dy gra. Ato janë padiskutim fituese. Këneta është kaq e dëshpëruar sa ka nxjerrë kandidat një aktor humori, i cili, madje edhe Kongresin e PS e ka shkrirë gazin”, tha Rama.
“Nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë. Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030” tha ndër të tjera Rama.
5 bashki të vendit shkojnë në zgjedhje të pjesshme më 9 nëntor ndërsa ende nuk ka një datë për Bashkinë e Tiranës për shkak të pezullimit që Gjykata Kushtetuese i vendosi dekretit të Presidentit.
Lexo edhe:
Florian Binaj pas vendimit të Kushtetueses: “Tirana ka nevojë për ndryshim”
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn














