Prokuroria e Romës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Mark Antony Samson, i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij shqiptare, Ilaria Sula.
Sipas akuzës, Samson e vrau studenten shqiptare në mars të këtij viti dhe më pas hodhi trupin e saj, të mbështjellë në një qese, në një zonë shkëmbore.
Prokurorët italianë deklaruan gjatë seancës se krimi ishte “i planifikuar dhe i ekzekutuar ftohtësisht”, ndërsa gjyqi po zhvillohet në sallën bunker të burgut Rebibbia.
Sipas hetimeve, Samson dyshohet se e goditi Ilaria Sulën tre herë në qafë në apartamentin e saj në Via Homs, në lagjen Africano të Romë.
Pas vrasjes, trupi i viktimës u fsheh në një valixhe dhe më pas u braktis në zonën e Capranica Prenestina.
I akuzuari përballet me akuza për vrasje me paramendim, motive të dobëta dhe fshehje të kufomës, ndërsa prokuroria italiane thekson se provat ndaj tij janë “serioze dhe të qëndrueshme”.














