TIRANË – Një problem teknik ka shkaktuar fikjen e sistemeve të trafikut ajror këtë të premte në orën 17:30, njofton Albcontrol.
Sipas njoftimit zyrtar, ekspertët e Albcontrol kanë marrë menjëherë masat e nevojshme për të shmangur çdo rrezik për avionët që ndodheshin në hapësirën ajrore shqiptare dhe kanë nisur punën për rikthimin e sistemeve në funksion.
Albcontrol bën me dije se rreth orës 18:00 është arritur të rikthehen në funksion normal 90% e sistemeve, ndërsa vijon puna për rikuperimin e pjesës së mbetur.“Sot në orën 17:30, për shkak të një problemi teknik janë fikur sistemet e trafikut ajror. Ekspertët e Albcontrol kanë marrë të gjitha masat për të shmangur çdo rrezik për avionët në hapësirën ajrore dhe janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në punë”, thuhet në njoftim.
Sipas Albcontrol, reagimi në kohë dhe profesionalizmi i ekspertëve kanë bërë të mundur shmangien e bllokimit të trafikut ajror në hapësirën ajrore shqiptare.
Ndërkohë, specialistët vijojnë ndërhyrjen për rikthimin e plotë të të gjitha sistemeve.
Albcontrol nuk ka raportuar për pasoja apo rrezik për avionët si pasojë e problemit teknik.
Lexo edhe
Grevë në Belgjikë paralizon trafikun ajror, anulohen fluturimet në aeroportin e Brukselit
Rama reagon për zjarret në Krujë: Tre helikopterë të Forcës Ajrore në terren














