Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se prokurorët specialë në Hagë kanë artikuluar kërkesën për dënim me gjithsej 180 vite burg ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kërkesa u bë publike këtë të hënë, me nisjen e deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.

Në një reagim publik, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se është i tronditur nga pretenca e prokurorisë, duke vënë në dyshim logjikën që ka çuar në një kërkesë të tillë dënimi.

Reklame

“Ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave”, shkruan Rama.

Kryeministri thekson se është pyetur nga miq në Prishtinë për mungesën e një reagimi të menjëhershëm lidhur me çështjen, por shprehet se fjalët nuk i vijnë lehtë përballë asaj që ai e cilëson si një akt të paprecedentë në zemër të Europës demokratike.

“Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!”, shkruan Rama në reagimin e tij të plotë.

Deklarata e Kryeministrit pritet të ndezë debat të fortë politik dhe publik, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: 

Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!

Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!

Reklame