Në segmentin Peshkopi–Muhur, pranë fshatit Vakuf, një pemë plep është rrëzuar mbi një automjet si pasojë e reshjeve të dendura dhe erës së fortë.

Drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta, por jashtë rrezikut për jetën.

Reklame

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e zjarrfikësve dhe emergjencat civile, të cilët kanë zhbllokuar mjetin dhe rrugën, duke përdorur mjetet dhe pajisjet e nevojshme, dhe kanë normalizuar qarkullimin në segmentin e rrugës.

Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal gjatë kushteve të këqija atmosferike, sidomos në zonat me pemë të mëdha pranë rrugëve.

 

Reklame