Pas një dite me kthjellime dhe temperatura të ulëta, Shqipëria pritet të përfshihet sërish nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë së mërkurës.

 Orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga kthjellime dhe temperatura të ulëta, ndërsa me kalimin e orëve pritet shtim gradual i vranësirave.

Reklame

Gjatë ditës do të mbizotërojë moti i vranët, me intervale të shkurtra kthjellimesh, ndërsa mundësia për reshje shiu do të rritet gjatë mbrëmjes dhe natës. Temperaturat pritet të shënojnë rritje në orët e mesditës krahasuar me një ditë më parë. Në Tiranë, termometri parashikohet të luhatet nga 4 deri në 17 gradë Celsius.

 Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindor, me shpejtësi rreth 15 kilometra në orë në kryeqytet.

Lexo edhe

Këmba e Veliajt kthen në debat seancën në GJKKO, Dumani propozon videokonferencë për Veliajn, mbrojtja pranon, gjykata konsultohet me Burgjet

Horoskopi 25 nëntor 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Reklame