Advertisement

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka bërë thirrje për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës, në një kohë kur vendi po përjeton tensione pas protestave të ditëve të fundit.

Përmes një reagimi publik, OSBE ka mirëpritur mesazhin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, dhe është bashkuar me thirrjen e tij për uljen e tensioneve dhe zhvillimin e dialogut mes palëve.

Reklame

Organizata ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të ndihmuar në lehtësimin e këtij dialogu, nëse një gjë e tillë kërkohet nga palët.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj. Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Thirrja vjen në një moment kur situata politike dhe protestat në vend kanë ngritur shqetësime për nevojën e ruajtjes së qetësisë, shmangies së përshkallëzimit dhe krijimit të hapësirave për komunikim mes palëve.

OSBE thekson gatishmërinë për të kontribuar në këtë proces, nëse palët shprehin vullnetin për një ndërmjetësim të tillë.

lexo edhe

Delina Ibrahimaj vrapon të numërojë dëmet e protestës, po kush numëron dëmet në xhepat e shqiptarëve?

Tirana në flakë! Protesta shpërthen në tym dhe zjarr në qendër të kryeqytetit

Reklame