Ndryshime në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra, ndërsa në këtë strukturë është emëruar Etleva Bisha.

Bisha merr detyrën e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, duke u rikthyer në një rol drejtues në administratën vendore.

Reklame

Ajo është ndër themelueset e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESH) dhe ka një angazhim shumëvjeçar në Partinë Socialiste. Gjatë periudhës kur Erion Veliaj drejtonte Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bisha ishte pjesë e proceseve të reformimit të shërbimeve sociale.

Në vitet e fundit, ajo është angazhuar në fushën e pushtetit vendor dhe ka bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.

Ndryshimet në drejtimin e Bashkisë së Tiranës vijnë me largimin e Vasilika Vjeros dhe Ilir Mëngrës nga postet e nënkryetarëve dhe emërimin e Etleva Bishës në një prej pozicioneve drejtuese të institucionit.

Lexo edhe

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ Flakë te Bashkia e Tiranës, ndërhyjnë forcat e policisë

Dita e gjashtë e protestës, Bashkia nis pastrimin e sheshit para Kryeministrisë

Reklame