Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë, ndërsa në Prishtinë janë shënuar protesta dhe përplasje pranë zyrave të EULEX-it.

Një grup qytetarësh kanë hedhur gurë në drejtim të objektit të EULEX-it, ndërsa Policia e Kosovës ka vendosur forca për të siguruar godinën, e cila është kthyer në një nga pikat e tensionit pas shpalljes së vendimit.

Reklame

Mes efektivëve të angazhuar për ruajtjen e objektit janë regjistruar edhe momente emocionale.

Një prej policëve shihet duke qëndruar në detyrë përballë protestuesve, ndërsa nuk arrin t’i mbajë lotët.

Pamjet janë shoqëruar me reagime të shumta, teksa pranë tij kolegë të tjerë mbajnë flamurin kombëtar dhe atë të UÇK-së.

Në një situatë ku protestuesit dhe policia ndodhen në kahe të kundërta, pamjet e efektivit kanë përcjellë një tjetër dimension të reagimit në Kosovë pas vendimit të Hagës.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën në Prishtinë pas protestave dhe tensioneve të regjistruara pranë zyrave të EULEX-it.

Lexo edhe:

A shuhet dënimi i ish luftëtarëve të UÇK-së duke shkrirë Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë?

Berisha shpërthen pas vendimit të Hagës: “I padrejtë dhe i pamerituar!”

Reklame