Advertisement

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, njëherësh ish-kandidat për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka nisur një tur takimesh me banorët e zonës në kuadër të angazhimeve politike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi ka dhënë mesazhe për mobilizim dhe fitore, duke theksuar se Bashkia duhet t’u rikthehet qytetarëve.

Reklame

“Takim elektoral! Nisim betejën e përbashkët drejt fitores së sigurt. Bashkia do t’u kthehet qytetarëve. Kuçova ‘Kantier Ndërtimi’. Asnjë hap pas! Mirënjohje”, shprehet Maliqi në reagimin e tij.

Reklame