Advertisement

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është i vetmi lider i partive kryesore politike që i është përgjigjur ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Në takimin e thirrur nga Haxhiu nuk kanë marrë pjesë liderët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilët kanë refuzuar ftesën.

Reklame

Në takim janë të pranishëm edhe disa prej liderëve të partive që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kosovë.

Pjesëmarrja e Kurtit dhe liderëve të partive të minoriteteve, përballë mungesës së PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, tregon edhe një herë për ndarjet mes partive politike sa i përket mënyrës se si duhet të vijojë procesi politik në Kosovë.

Lexo edhe:

Kriza politike në Kosovë, PDK i bllokon sërish derën Kurtit para qeverisë: Është uzurpator

Aksident i rëndë në Kosovë/ Një person humb jetën, tre të plagosur në përplasjen e tre automjeteve

Reklame